Emërimi i një gjyqtari serb në krye të Gjykatës në Preshevë, Bislimi: BE-ja të reagojë urgjent dhe ta ndalë këtë diskriminim

18:38 | 03 December 2024
emerimi-i-nje-gjyqtari-serb-ne-krye-te-gjykates-ne-presheve,-bislimi:-be-ja-te-reagoje-urgjent-dhe-ta-ndale-kete-diskriminim

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka reaguar pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor në Serbi e ka emëruar së fundmi Aleksandra Kuzmanoviqin në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë.

Sipas Bislimit, ky vendim thellon margjinalizimin e profesionistëve shqiptarë, duke përforcuar pabarazinë në institucionet vendimmarrëse në Luginë të Preshevës.

“Tre zëvendësprokurorë shqiptarë në pension janë zëvendësuar me serb. Në rrethin e Pçinjës shqiptarët zënë vetëm 12% të posteve gjyqësore dhe përbëjnë vetëm 2.7% të gjyqtarëve pavarësisht se përbëjnë 30% të popullsisë. Në vitin 2011 është shpërbërë edhe Gjykata Themelore (Komunale) në Preshevë”.

“Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Shëndetësore të Preshevës ka qenë mjek serb për 2 vjet, ndërsa serbët përbëjnë vetëm 3% të popullsisë në këtë zonë. Angazhimi i Serbisë për të drejtat e pakicave është inekzistent”, shkroi Bislimi.

Tutje, ai tha se është urgjente që BE të reagojë dhe të ndalojë këtë diskriminim agresiv të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Komento: