Emërohen 5 anëtarë të bordit mbikëqyrës të Trepçës, Kurti: Do ta qartësojmë çështjen e përfaqësimit të punëtorëve

15:39 | 10 Korrik 2024
emerohen-5-anetare-te-bordit-mbikeqyres-te-trepces,-kurti:-do-ta-qartesojme-ceshtjen-e-perfaqesimit-te-punetoreve

Qeveria i ka emëruar pesë anëtarë të bordit mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”, i cili, siç tha kryeministri Albin Kurti “parashihet t’i ketë në total 9 anëtarë”.

Kurti tha se do të qartësojnë “çështjen e përfaqësimit të punëtorëve në bord” e se do të propozojnë “rihapjen e konkursit për pozitat e tjera të lira, duke inkurajuar veçanërisht pjesëtarët e pakicave”.

Kurti propozoi Mentor Berishën për kryesues të bordit, që do të bërbëhet nga anëtarët: Fadil Bejta, Merita Gashi, Sadije Gashi e Alban Krasniqi.

“Të emëruarit i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe mandati i tyre zgjatë 4 vite”, tha Kurti.

Komento: