Emërohet zëvendëskomandanti i r ii KFOR-it.
Sot, pas një periudhe njëvjeçare, zëvendëskomandanti i KFOR-it, austriaku gjeneral-brigade Reinhard Ruckenstuhl ia ka dorëzuar detyrën pasrendësit të tij, zviceranit, gjeneral-brigade Laurent Michaud.
Gjenerali Reinhard Ruckenstuhl, gjatë fjalës së tij lamtumirëse, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për të gjitha të arritura që janë bërë gjatë këtij viti të punës intensive.
Ai e falënderoi komandantin e KFOR-it dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të KFOR-it për bashkëpunimin e ngushtë që iu ofrua gjatë këtij viti.
“Jemi këtu krah për krah si bashkëluftëtarë për të arritur pajtimin e ndërsjellë, i cili do të hapë rrugën e perspektivës pozitive për të ardhmen”, tha gjenerali Reinhard Ruckenstuhl.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral Lorenzo D’Addario e përshkroi zëvendëskomandantin në largim si “udhëheqës shumë të mirë, këshilltar dhe mik të shkëlqyeshëm, njeri me cilësi të mëdha, që përkushtohet me shpirt dhe që është shumë i vendosur”, i cili i mbështetur nga një ekip i shkëlqyeshëm, arriti rezultate të mëdha në KFOR.