Duket se e ardhmja e mbrojtësit të Chelseas, Emerson, është në Serie A.
Trajnerët e këtyre dy skuadrave, Mauriozio Sarri dhe Antonio Conte, kanë punuar me lojtarin sa kanë drejtuar Chelsean.
Emerson te Chelsea është transferuar nga Roma në vitin 2018, dhe për ‘Blutë’ ka regjistruar 29 paraqitje.
E kaluara në Serie A, po konsiderohet si përparësi për lojtarin, që duket i gatshëm të vesh fanellën e një skuadre italiane, qoftë Juventusit apo Interit.