Emery arrin në Spanjë, vjen me transferim të papritur

22:57 | 18 Maj 2019

Unai Emery ka shikuar ndeshjen e Atletico Madrid që luajti kundër Levantes dhe ai mbajti sytë në futbollistin, Thomas Partey.

Mediat zbulojnë se Emery ishte në Spanjë duke shikuar si Partey luajti , edhe pse ai u zëvendësua në gjysmë ore nga Diego Simeone, përcjell ORAinfo.

Mesfushori ka një klauzolë lirimi prej rreth 44 milionë funtesh dhe do të forconte Arsenalin pasi Aaron Ramsey ka lënë topçinjtë për Juventusin./ORAinfo/

Komento: