Arsenali ka pranuar se do të futet në tregun e transferimeve në janar nëse nivelet e performancës bien.
Të paktën kështu ka thënë trajnerit i Topçinjve, Unai Emery përcjell ORAinfo.
I pyetur nëse janari do të jetë një dritare e rëndësishme për Arsenalin, Emery ka thënë:
“Po, mund të transferojmë vetëm nëse mendojmë se lojtarët nuk mund të na ndihmojnë me një performancë të mirë.
“Janari nuk është një dritare e mirë transferimi, por ne do të shikojmë dhe klubi po punon për transferimet në janar, por gjithashtu ne jemi në një formë të mirë.
“Ne po bëjmë përparim me lojtarët e rinj dhe u japim shanset dhe kur duhet t’u japim më shumë shanse për të luajtur dhe për të treguar përparimin e tyre do ta bëjmë këtë”, ka thënë trajneri Emery. Kujtojmë se dje ekipi i Arsensslit pësoi një humbje shokuese nga Southampton /ORAinfo/