Emery rikthehet në La Ligë.
Unai Emery është rikthyer në futbollin spanjoll te skuadra e Villarrealit.
Unai Emery është emëruar trajner i Villarrealit në kontratë trevjeçare, transmeton lajmi.net.
Spanjolli – ish trajner i Sevillas dhe Valencias – ka qenë pa angazhim pas largimit nga posti i menaxherit në Arsenal në nëntor.
Ish trajneri i Villarrealit, Javier Calleja u largua nga detyra javën e kaluar pasi skuadra përfundoi në pozitën e pestë në La Ligë duke siguruar kualifikimin për në edicionin e ardhshëm në Europa League.