Emil Roback tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Milanit.
Lajmi është konfirmuar nga vet klubi suedez, Hammarby, përmes një postimi në ‘Twitter’.
Hammarby zbuloi se për shërbimet e 17 vjeçarit janë interesuar shumë klube, në fund zgjodhi Milanin.
“Hammarby ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e Emil Roback. Sulmuesi i talentuar 17-vjeçar largohet nga klubi dhe ai do të vazhdojë karrierën e tij në një nga klubet më të mëdha në botë. Vitin e kaluar Emil Roback nënshkroi një kontratë me ekipin e parë Hammarby-t, pas tre vjetësh në akademinë e klubit. Prej kohësh kishte interes nga klube të ndryshme dhe tani është e qartë se sulmuesi do të largohet nga Hammarby për t’u bashkuar me Milanin”, shkruhet në njoftimin e klubit të Hammarby.
Tani mbetet vetëm edhe konfirmimi nga Milani.