Emina Çunmulaj tregon se si e mirëpret Gjyste Vulaj

16:44 | 29 Maj 2021

Kështu e pret Gjystja modelen Emina Çunmulajn në shtëpi.

Emina Çunmluaj këto ditë ka vendosur t’i kalojë me pushime në vendlindjen e saj në Ulqin.

Modelja ndan vazhdimisht fotografi e video të shumta nga vendet që viziton, teksa tregon se po kënaqet në maksimum.

Së fundi, ajo postoi një imazh, ku tregoi se ishte këngëtarja Gjyste Vulaj ajo e cila e priti për darkë buzë Ada Bojanës.

“Darkë nga Gjyste Vulaj”, shkruan Emina.

Në anën tjetër, ajo e nisi mëngjesin me një fotografi, ku tregon se Gjystja e befasoi me mëngjes, duke i dërguar krofne asaj.

“Fqinja më e mirë në botë, faleminderit për befasinë e mëngjesit”, janë fjalët e modeles sipër fotos.

Komento: