Klubi i njohur zviceran, Grasshopers ka konfirmuar transferimin e anësorit shqiptar, Ermir Lenjani.
Lenjani ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat, pasi do të vazhdojë të mbetet në pjesë e futbollit zviceran.
Pas skadimit të kontratës me Sionin, Lenjani është bashkuar me klubin tjetër të njohur Grasshopper.
Është vet klubi zviceran që ka konfirmuar transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë me anë të rrjetet sociale.
Transferimi i Lenjanit nuk i ka kushtuar asnjë cent Grasshopperit, pasi djaloshi nga Kosova nënshkroi si lojtar i lirë.
“Ermir Lenjani bashkohet me Grasshopper Club Zurich për dy vjet”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.
Ky është një rikthim i Lenjanit në Grasshopper, pasi ka luajtur këtu edhe në të kaluarën, ndërsa më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve si Ëintherthur, St Gallen, Rennes dhe Nantes.