Emiratet e Bashkuara Arabe ia heqin vizat Kosovës, Osmani falënderon Sheikun Bin Zayed që ka pranuar propozimin e saj

09:17 | 11 Janar 2024
emiratet-e-bashkuara-arabe-ia-heqin-vizat-kosoves,-osmani-falenderon-sheikun-bin-zayed-qe-ka-pranuar-propozimin-e-saj

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë hequr vizat për Kosovës.

Lajmin ajo e ka dhënë nëpërmjet platfomës X shoqëruar me disa foto gjatë takimit që kishte me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed.

Sipas Osmanit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, k shkruar Osmani në platformën X.

Komento: