Emisari britanik Peach takohet me presidenten Vjosa Osmani

11:58 | 10 Shkurt 2022

Emisari britanik, Stuart Peach, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Emisari Peach i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, po qëndrojnë në presidencë për takimin me shefen e shtetit.

Para takimit me Osmani, Emisari Peach ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Emisari britanik do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.

Komento: