Emisari gjerman e dënon sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës: Qëndrojmë krah jush

12:06 | 25 Shtator 2023
emisari-gjerman-e-denon-sulmin-kriminal-dhe-terrorist-ndaj-policise-se-kosoves:-qendrojme-krah-jush

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me Kurtin ka folur për media.

Sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, Sarrazin e ka quajtur kriminal dhe terrorist.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe gjithë Kosovës.

“Për mua është e rëndësishme që të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Dje ka qenë një situatë e tmerrshme. Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Polciisë së Kosovës dhe jemi këtu që të shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen e policit të vrarë dhe gjithë Kosovën. Në këtë situatë qëndrojmë krah jush”, tha Sarrazin.

Komento: