Emisari gjerman pas vizitës në Kosovë: Urgjentisht nevojitet përfshirja në dialog dhe tejkalimi i tensioneve

18:24 | 11 Nëntor 2022

Sarrazin pas vizitës në Kosovë: Urgjentisht nevojitet përfshirja në dialog dhe tejkalimi i tensioneve.

Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar për takimet që ai së bashku me homologun slloven, Anzej Franges, kanë pasur në Kosovë dhe Serbi.

Sarrazin, ka përmendur që ndër takimet që ka pasur në Kosovë, kanë qenë ato me kryeministrin Albin Kurti, Besnik Bislimin dhe Donika Gërvallen.

Në postimin e tij, ai ka thënë se urgjentisht nevojitet “de-eskalimi” i situatës dhe tejkalim të tensionit.

“Me Anžej Frangeš në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe, vizituam kufirin e Jarinjes, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet de-eskalimi dhe tejkalimi i tensionit + përfshirje në dialog”, ka thënë Sarrazin.

Komento: