Emisari gjerman porosit Kosovën dhe Serbinë: Ta shfrytëzojmë Samitin e Berlinit të ecim përpara

13:56 | 16 Shtator 2022

Sarrazin porosit Kosovën dhe Serbinë: Ta shfrytëzojmë Samitin e Berlinit të ecim përpara.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, llogaritë në kontributet konstruktive të Serbisë dhe Kosovës në rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe dëshiron të krijojë entuziazëm para Samitit të nëntorit të Procesit të Berlinit.

Pas një qëndrimi disaditor në Beograd, ku u takua me kryeministren dhe presidentin serb, Sarrazin ka udhëtuar edhe në Prishtinë.

Në kuadër të këtyre vizitave, i dërguari special gjerman gjatë ditëve të fundit ka biseduar me nikoqirët, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, për situatën në rajon dhe për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në nëntor.

“Pas meje janë ditë intensive të bisedimeve me qeverinë, opozitën dhe shoqërinë civile në Serbi dhe Kosovë”.

“Ne duam të krijojmë entuziazëm për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit. Kancelari Scholz fton në Berlin në fillim të nëntorit. Ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara, në rajon dhe bashkë me të, në rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Në të njëjtën kohë po llogarisim në kontributin konstruktiv të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ai në një deklaratë me shkrim për portalet në gjuhën serbe KoSSev dhe RTV Kim.

Komento: