
Sarrazin, qeverisë së tij: Nëse e shikoni me maturi, Ballkani Perëndimor është kyç për BE-në.
Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka raportuar para qeverisë federale gjermane për rëndësinë e rajonit.
“Nëse e këqyrni me maturi, Ballkani Perëndimor është një rajon kyç për të ardhmen e Bashkimit Europian”, ka thënë Sarrazin.
Që nga dita e emërimit, Sarrazin ka shtyrë përpara idenë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është zemra e Europës dhe se duhet integruar në Union.
Ai ka zhvilluar edhe disa vizita në shtetet e këtij rajoni, duke sjellë mesazhin mbështetës për proceset integruese të tyre.