Emisari hungarez i shkon për vizitë komandantit të KFOR-it, flasin për sigurinë në rajon

12:15 | 26 Shkurt 2026
emisari-hungarez-i-shkon-per-vizite-komandantit-te-kfor-it,-flasin-per-sigurine-ne-rajon

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka pritur në takim emisarin special për Ballkanin Perëndimor të kryeministrit të Hungarisë, Zsolt Bunford.

Në takim është folur për situatën e sigurisë në rajon.

“Takimi i ofroi Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Gjenerali Ulutash shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributet e gjata të Hungarisë në misionin e KFOR-it”, thotë KFOR- i në një njoftim për media rreth takimit.

Komento: