
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka thënë se dyjat vendet e kanë një platformë për t’u marrë me trashëgiminë e së kaluarës dhe për të ecur drejt një të ardhme më të mirë.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se të dyja vendet do të ecin drejt së ardhmes përmes dialogut.
Sipas Lajçakut, dialogu Kosovë-Serbi, i cili udhëhiqet nga BE-ja ka edhe një platformë për t’u marrë me trashëgiminë e së kaluarës dhe se ky dialog ka për qëllim sigurimin e një të ardhme më të mirë për të dyja vendet dhe për qytetarët e tyre.
“Me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë një platformë për t’u marrë me trashëgiminë e së kaluarës dhe për të ecur drejt një të ardhmeje më të mirë, më të sigurt dhe më të prosperuar për popullin e tyre, komunitetet dhe shoqëritë si pjesë e familjes sonë evropiane”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kujtojmë se gjatë së dielës i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka bërë të ditur se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë shumë shpejt sapo qeveria e re e Kosovës ta heq tarifën dhe masën e reciprocitetit.