Emisari Lajçak për dialogun Kosovë – Serbi: Vazhdon së shpejti

18:27 | 29 Tetor 2020

Sot ka vazhduar dialogu në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se bisedimet e sotme midis dy vendeve kanë shënuar hap përpara.

Lajçak ka shtuar se dy kryenegociatorët janë pajtuar që të mbajnë raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe për pronat.

“Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajçak duke iu referuar vazhdimit të bisedimeve midis dy vendeve.

“Sot ne bëmë një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Poashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

Sot, Kosova dhe Serbia janë takuar midis vete në nivel ekspertësh ku kanë folur për çështjen e pretendimeve financiare dhe për pronat.

Në anën tjetër, Serbia është duke këmbëngulur në Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive, derisa Kosova por edhe Bashkimi Evropian kundërshtojnë një gjë të tillë.

Komento: