Bedri Hamza është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron i shtrirë që disa ditë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Mediumi ka arritur të sigurojë foto të Bedri Hamzës, i cili shihet në dhomën ku po qëndron Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Thaçi, i cili po trajtohet nga mjekët e spitalit publik.
Haxhi Thaçi është 87 vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore edhe për shkak të dhimbjes për djalin e tij, i cili po vazhdon të mbahet në burgun e Hagës.