
Haradinaj jashtëzakonisht i gëzuar që i diplomoi nipi në FSK.
Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit e kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në mesin e 15 kadetëve që diplomuan, ishte edhe djali i vëllait të Ramush Haradinajt, Luan Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Gjithçka sot i takon një ushtrie moderne, tamam një ushtrie të NATO-s e gjithë ceremonia. Gjeneratës 2020 shumë urime”, ka thënë Ramush Haradinaj
“Kuptohet se sot jemi edhe si familjarë se bashku me Suzanën sepse Luani ka diplomuar dhe jemi jashtëzakonisht të gëzuar”.