Familja e Behgjet Pacollit ka ndarë 1 milion euro për familjet e prekura në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar në Facebook ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit bëri të ditur se ka ndarë 1 milion euro pas tërmetit në shtetin shqiptar.
Pacolli që gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Durrës e Thumanë, për t’u solidarizuar me banorët e Shqipërisë, sot bëri të ditur se do t’i ndajë 1 milion euro për t’i mbështetur të gjithë ata që u prekën nga tërmeti.
Për këtë e ka uruar menjëherë pas lajmit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Rama ka shkruar në Facebook, “rrofsh e qofsh me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër”.