Këngëtarja e muzikës popullore Shkurte Fejza nuk mund ti ndal lotët kur flet për vajzën e saj Gresën, e cila po martohet.
Të mërkurën, në një mbrëmje beqarie të mbajtur në Prizren, këngëtarja e njohur e skenës sonë, Shkurte Fejza, nuk mund ti ndalte lotët kur fliste për përcjelljen si nuse të bijës së saj Gresa Behluli
E emocionuar dhe me lot në sy, ajo në një intervistë për SevenBizz, emision në T7, fliste për bijën e saj derisa i uronte asaj fat dhe shëndet në jetën bashkëshortore.
“Jo vetëm unë por si çdo nanë e ka urimin për fëmijën e vet që nuk mund ta shpreh me fjalë. Ia uron të gjitha të mirat e Zotit që i ka universi. Në këtë rast unë i dëshiroj të gjitha të mirat e botës Gresës sime”, ka thënë Shkurta për T7 me lot në sy.
Kur është pyetur për atë se është mërzitur, Shkurta nuk ka pasur fuqi që të përgjigjet, shkruan GazetaExpress.
“Është një emocion i veçantë. Është një ndjenjë sikur njeriu e ka një boshllëk, por që nuk e dinë pse e ka. Ndoshta pse krijohen rrethanat, krijohet organizimi që ndoshta vraponi më shumë dhe nuk keni kohë shumë të mendoni për atë se çfarë është ka ndodh. Pak a shumë harron ndonjëherë, por kur ulësh dhe mendon të vije ai boshllëku. Janë ditë gëzimi por për nënën është pak më ndryshe, por unë i uroj të gjitha vajzave në gjithë botën kudo që janë ta përjetojnë martesën, familjen sepse është diçka hyjnore që duhet me e shiju çdo vajzë”.
Shkurta ka treguar se edhe këtë mbrëmje ka gjetur edhe mbështetjen në shumë miqë, një gjë që e gëzon atë.
“Jo vetëm në kënaxheq por edhe në dasmë kanë shpreh dëshirën shumë prej këngëtarëve që të këndojnë edhe uroj, ishalla ua kthej për të mirë. Ndoshta mirë është që të jetë surprizë”, ka thënë ajo në këtë intervistë.