Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës në prag të fundvitit, ndau një letër kushtuar personave të cilët sikur tha edhe vet ajo, i kishte pranë kur ajo kishte nevojë.
E shkruar dhe interpretuar me emocione të përziera, 2024-ta për deputeten Musliu mbetet viti ku ajo “lindi” përsëri.
Mes rreshtave, për emisionin 10×10, ajo përmend edhe sfidën më të vështirë, realizimin e një operacioni në zemër.
“Është një dedikim për të gjithë njerëzit që më ndihmuan të jetoj, kur unë po luftoja me kohën, me kushtet e krijuara financiar, me burokracinë e me kaosin emocional, përrreth meje u gjenden njerëz të njohur e të panjohur, ku mbizotëronte dashuria. E kjo dashuri mu dha mua. Jemi në fund të një viti i cili në jetën time do mbetet gjithmonë si viti më i veçantë, më i vështirë e i bekuar. Viti 2024 është viti ku unë linda përsëri. Andaj, kjo letër nuk është thjeshtë një shkresë e zakontë, por dedikim zemre me kuptimin e plotë të fjalës. Pas një periudhe gati dy vjeçare, të mbushur me frikë, sfida, e vizita të shumta në klinika shëndetësore. U gjenda përball një sfide vendimtare për jetën time, e cila po varej nga një operacion që nuk bëhej në vendin tim”, shkruan ajo mes tjerash.
Më shumë detaje: