Djaloshi i verbër që mund të lexojë edhe fjalët e librit të shenjtë ka folur duke rrëfyer se si mund të bëjë këtë.
Albert Bardhi nga Drenasi, rrëfen për të arriturat dhe vështirësitë e tij dhe të tjerëve që janë të verbër në Kosovë.
Ndonëse në mungesë, tanimë ka një zgjidhje edhe për të verbrit në Kosovë, për të lexuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.
Një Kuran i tillë, siç shkruan REL, Kurani i shkruar në alfabetin Braj i ka ndihmuar Albertit që të kuptojë fjalët e Allahut.
Ai, siç thuhet tutje, ka tri vjet që ai ka filluar të falet dhe të lexojë Kuran.
Alberti, i cili ka përfunduar Fizioterapinë në shkollën profesionale në Pejë, thotë se për Kuranin, nuk ka fjalë me të cilën do të mund ta përshkruante.