Empoli befason Napolin.
Empoli ka shënuar fitore befasuese duke e mposhtur Napolin 2:1 në ndeshjen e xhiros së 30-të të Serie A, në stadiumin ‘Carlo Castellani’.
Diego Farias në minutën e 29’, zhbllokoi ndeshjen duke e kaluar në epërsi 1:0 Empolin.
Mysafirët në fund të pjesës së parë arritën të barazojnë në 1:1 rezultatin, kur Piotr Zielinski shënoi një super-gol.
Vendasit nuk u ndalën, dhe në pjesën e dytë shënuan golin e fitores, kur Giovani Di Lorenzo shënoi në minutën e 52’, për 2:1.
Me këtë fitore, Empoli numëron 28 pikë, dhe renditet në vendin e 17, ndërsa Napoli me 63 pikë, zë vendin e dytë në Serie A.