Emrat e të gjithë të prangosurve sot në Veri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Emrat e të gjithë të prangosurve sot në Veri

13:45 | 28 Maj 2019

Në veri të Kosovës sot është zhvilluar një aksion i gjerë i Njësisë Speciale ku janë prangosur disa persona.

Ky aksion ka hasur në një rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, që ka rezultuar me shumë të plagosur e të prangosur.

Në këtë aksion janë prangosur 19 zyrtarë policorë dhe 9 qytetarë.

Gazeta Insajderi, merr vesh nga burimet të saj emrat e 19 zyrtarëve policorë të prangosur në aksionin e sotëm.

Ata janë: Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet -, Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kri minal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor ka vazhduar deri para disa minutash.

Përveç prangosjeve, operacioni ka rezultuar edhe me konfiskimin e dëshmive relevante, përfshirë edhe armë të gjata.

Komento: