
Emre Can zyrtarizon marrëveshjen me Borussia Dortmund.
Mesfushorit gjerman nuk i janë dashur shumë kohë për të lënë përshtypjet e para te skuadra gjermane.
25 vjeçari në afatin kalimtar të janarit realizoi një huazim te Dortmund nga Juventus, të vlefshëm deri në qershor, me mundësi për transferim të përhershëm.
Skuadra gjermane ka vendosur që këtë mundësi ta aktivizojë që tani.
‘Milionerët’ kanë bërë të ditur se kanë aktivizuar këtë opsion, dhe Can në qershor do të realizojë transferim të përhershëm, duke nënshkruar kontratë katër vjeçare.