Emri i saj u përmend në Prime, reagon Bia Khalifa

10:56 | 31 Tetor 2026

Mbrëmjen e djeshme ka startuar zyrtarisht edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, ku kanë hyrë gjithsej 21 banorë të rinj për të nisur garën e madhe.

Mes emrave të shumtë, ajo që ra menjëhatë në sy të publikut dhe opinionistëve ishte Olechka, me origjinë nga Bjellorusia, e cila befasoi me përgatitjen e saj dhe mënyrën se si e fliste gjuhën shqipe.

Kjo gjë bëri që gjatë spektaklit, opinionisti Resul Sinani ta krahasonte atë me ish-banoren e edicionit të kaluar, Bia Khalifën.

Përmendja e emrit në Prime nuk kaloi pa u vënë re nga vetë Bia, e cila është po ashtu me origjinë të huaj (rumune).

Ajo reagoi menjëherë në rrjetet sociale, ku shprehu se u ndie shumë mirë kur pa një konkurrent jo-shqiptar që flet aq mirë shqip.

Në mesazhin e saj, Bia pranoi se ndryshe nga Olechka, ajo vetë nuk ka qenë e gatshme për një format ku e gjithë loja bazohet te e folura. Ajo kujtoi periudhën e vështirë gjatë qëndrimit në shtëpi, ku për shkak të barrierës gjuhësore nuk arrinte ta mbronte veten apo t’i shprehte mendimet siç duhet.

Në përfundim, Bia theksoi se nuk do të marrë pjesë në projekte të tjera televizive pa e perfeksionuar gjuhën shqipe, ndërsa u uroi sukses banorëve dhe u shpreh shumë entuziaste për këtë edicion të ri të BBVK.

Komento: