Emrin “Guxo” e u desht me u shkri te Albin Kurti, bani hajgare me juve, Peci sqaron pse garojnë me LVV-në

22:08 | 22 October 2024
emrin-“guxo”-e-u-desht-me-u-shkri-te-albin-kurti,-bani-hajgare-me-juve,-peci-sqaron-pse-garojne-me-lvv-ne

Ministri i Bujqësisë Faton Peci është pyetur se pse Guxo nuk garon me logo në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Peci ka thënë se kryesia e VV-së ka pasur vullnet që të ketë koalicion VV-GUXO-Alternativa.

Por ai tha se një formulim në KQZ thotë se “koalicionet që nuk mund të cerfitikohe më pas nuk mund të garantojnë individualisht”.

“Ne kemi pasur dakoordim për me u fut në koalicion me logo, Vetëvendosje  në një prej ditëve ka mbajtur një mbledhje kryesisë në ora 7 mëngjesit, shumica dërmuese e kryesisë së VV kanë votuar për koalicion VV-GUXO-Alternativa. Kur e kemi marrë formularin prej KQZ, mes tjerash aty ka pasur një formulim, që koalicionet që nuk plotësojnë kriteret formal-juridike për të aplikuar si koalicion, e humbin mundësinë që të jenë në garë individualisht si parti politike”.

“Statuti i VV-së në një prej pikave shkruan që koalicionet parazgjedhore në VV-së i referohen referendumeve një anëtar një votë. Ne jemi gjetur para një akte ku 2-3 ditë përpara është dashur të votojnë 60 mijë anëtarë, një anëtar një votë”, ka thënë Peci.

 

 

 

Komento: