En-Nesyrin pritet të transferohet të gjiganti nga Serie A

22:31 | 09 July 2023

Juventusi raportohet se po planifikon të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me Youssef En-Nesyrin, nëse Dusan Vlahovic largohet nga këtë verë.

Vlahovic ka tërhequr interesim nga disa klubeve evropiane, përfshirë Chelsean dhe Bayern Munichin, sipas raportimeve nga mediat italiane.

Juventusi pagoi 81.6 milionë euro në janar të vitit 2022 për transferimin e tij nga Fiorentina, por e ardhmja afatgjate e 23-vjeçarit nuk është aspak e garantuar pas sezonit zhgënjyes të tij.

Në rast se Vlahovic largohet këtë verë, En-Nesyri është ai që po shfaqet si një opsion për “Zonjën e Vjetër”, ka raportuar “La Gazzetta dello Sport”.

Lartësia, fiziku, aftësia para portës si dhe fleksibiliteti taktik i 26-vjeçarit thuhet se janë karakteristikat e spikatura që e bëjnë atë një opsion kaq tërheqës.

Marokeni ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale me Sevillan, por për shkak të vështirësive financiare të klubit spanjoll, En-Nesyri mund të jetë në dispozicion për një çmim që mendohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Në sezonin e fundit, En-Nesyri kontribuoi me 18 gola dhe dy asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat.

Komento: