Enca nuk i ndalë provokimet nga pushimet e saj

20:53 | 14 Maj 2021

Enca Haxhia ka filluar tash e sa javë sezonën e fotografive ‘përvëluese’ nga bregdeti.

Ajo së fundi ka postuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e veshur me një palë bikini rozë.

Teksa pozoi pranë një shkëmbi në bregdet, këngëtarja vuri në fokus të pasmet duke u fotografuar nga prapa.

“Komento nje pink emoji nese po pret muziken e re 😍🌸”, shkruan ajo sipër fotos me rroba-banje dypjesëshe.

Por, e gjithë vëmendja ishte tek fiziku i saj, andaj ndjekësit kanë lënë komente të shumta në foton e saj.

Projekti i fundit muzikor nga Enca është “Nashta”, e cila numëron afro 3 milionë klikime në YouTube, ndërsa pritet të kthehet me një tjetër këngë së shpejti.

Komento: