Enca poston foton e parë me partnerin?

14:26 | 27 Dhjetor 2022

Supriza e krishlindjeve: Enca poston foton e parë me partnerin.

Prej kohësh tashmë Enca me disa indikacione të vogla në rrjete sociale ka lënë të kuptohet se është në një lidhje, kështu një ditë pas Krishtlindjeve, këngëtarja ka vendosur t’i surprizojë fansat duke postuar foton e parë me të.

Fillimisht ajo ka postuar disa foto e veshur si Babagjyshe dhe me flokët e kuqe, më pas tregoi ambientin e zbukuruar për festa dhe në fund një foto me partnerin, të cilin është siguruar ta fshehë me një emoji zemër.

Sigurisht që foto ka ngjallur interes të madh te fansat të cilët kanë pyetur për djalin në fjalë me anë të komenteve, por Enca deri tani nuk u ka kthyer përgjigje pasi siç duket dëshiron ta mbajë ende të fshehtë lidhjen.

Ndryshe, Enca eshte nje nga kengetaret shqiptare me me fame e me shume ndjekes ne rrjete sociale ku pelqehet per fotot atraktive qe sjell duke vene ne pah linjat e bujshme te trupit.

Komento: