Enca provokon nga pushimet, poston video duke bërë twerk në jaht

20:35 | 27 Tetor 2021

Këngëtarja joshëse Enca Haxhiu së fundi është duke i kaluar pushimet në Dubai.

Dhe si gjithmonë edhe kësaj here është siguruar që të na bombardojë me foto e video provokues, përcjell ORAinfo.

Përveç fotove në bikini të cilat i ka postuar ditë më parë, së fundi përmes profilit të saj në instagram ka vendosur ta trondisë rrjetin duke publikuar një video ku shfaqet duke bërë twerk.

Pavarsisht faktit që në Instagramin e saj ka ndjekës të moshave të ndryshme, pra edhe të mitur, kjo nuk e ka ndaluar Encen që të shfaqë video përvëluese. /ORAinfo/

Komento: