Brazili shpreson ende në Ancelottin.
Brazili mbetet ende me shpresë që Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi dhe ta marrë në dorë këtë kombëtare.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Athletic”, përcjell Gazeta Express.
Edhe pse trajneri italian më herët gjatë këtij muaji theksoi se dëshiron ta respektojë kontratën me “Los Blancos”, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2024, Federata e Futbollit të Brazilit mbetet optimiste rreth angazhimit të tij tek “Seleçao”.
Brazili madje e ka shtyrë afatin e fundit për ta zyrtarizuar selektorin e ri të Kombëtares.
Kombëtarja jug-amerikane po dështon që një kohë të gjatë për ta fituar Botërorin dhe për këtë po planifikon ta angazhojë Ancelottin, me të cilin do të synonte ta fitojë Botërorin e vitit 2026, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.