Ende nuk i janë dorëzuar trupat familjarëve në Pejë, nuk dihet a do të mbahet sot varrimi

13:35 | 09 Shtator 2021

Tragjedia në Pejë: Ende nuk i janë dorëzuar trupat familjarëve, nuk dihet a do të mbahet sot varrimi.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadrijaj, kanë mbetur të vdekur pas një incidenti të armatosur që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Trupat e pajetë janë dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Për këtë arsye familjarët e të ndjerëve kanë thënë për Klan Kosova që nuk dihet se a do të mbahet varrimi sot, pasi trupat ende nuk i janë dorëzuar atyre psi ende po i kryhet obduksioni.

Komento: