Ende s”ka rezultate preliminare nga KQZ-ja për zgjedhjet në veri

23:33 | 19 May 2019

Në veri të Kosovës sot kishte zgjedhje.

Ka më shumë se katër orë prej kur ka përfunduar votimi në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Pavarësisht kësaj që nga përfundimi Komisioni Qendror Zgjedhor pati vetëm një paraqitje para mediave, edhe atë për të deklaruar se janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit dhe se procesi ka ecur në mënyrë të rregullt.

Edhe pse ora shënon gati 00:00, KQZ ende nuk ka publikuar as rezultatet preliminare, shkruan Indeksonline.

Konferenca për media u paralajmërua disa herë e njëra prej tyre parashihej të mbahej në ora 22:45, gjë që nuk ndodhi.

Nuk dihet se pse KQZ ende nuk publikoi asnjë rezultat të zgjedhjeve të sotme në katër komunat veriore, por që rezultatet e vetme që u publikuan deri më tani janë nga Demokracia në Veprim.

Komento: