Pogba zbulon ëndrrën: Dua të luaj për Real Madridin.
Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka pranuar se është një ëndërr e tij që të luajë një ditë për Real Madridin.
Ylli francez ka qenë rregullisht i lidhur me një largim nga ekipi anglez ku ai u bashkua me ta përsëri për 105 milionë euro në vitin 2016.
Kontrata e fituesit të Kupës së Botës skadon në verë dhe megjithëse Unitedi mund të aktivizojë opsionin e një viti tjetër, Pogba ka treguar se ëndërr e tij është transferimi në Santiago Bernabeu.
“Të gjithë futbollistët do të dëshironin të luanin për Real Madrid. Është një ëndërr për mua, pse jo një ditë?”, ka thënë fillimisht Pogba.
“Jam në Manchester dhe e dua klubin tim. Unë po luaj në Manchester, jam duke u argëtuar dhe dua të bëj gjithçka për ta vendosur klubin atje ku meriton”.
“Unë do të jap gjithçka në maksimum, si shokët e mi të skuadrës”, përfundoi ylli francez.
United ka pasur një fillim të trazuar të sezonit, duke fituar vetëm një nga tre ndeshjet e para të kampionatit.
Ndeshja e tyre e fundit para pushimit ndërkombëtar i pa të turpëruar 6-1 në shtëpi nga Tottenhami për t’i lënë ata të 16-tit në tabelën e Ligës Premier.
Pogba ka filluar të tre ndeshjet e Unitedit në kampionat këtë sezon dhe shpreson ta rikthej formën pas rikthimit nga izolimi i vuajtur shkaku i infektimit me COVID-19 në gusht.