Ministri Endrit Shala po tregohet dorëlirë kur janë në pyetje familjarët e tij.
Problemet për naftëtarët s’kanë të ndalur, derisa vazhdon rehatimi i të afërmve nga institucionet e shtetit.
Kështu, pas problemit me fiskalizim, ata tanimë po përballen me kalibrim.
Siç merr vesh Kosova. info, këtë detyrë ministri i MTI-së, Endrit Shala, ua ka besua dy firmave, SHPK “UNIKA INSPEKT”, me pronar Valdet Teneqja, që ky del të jetë baxhanak i ministrit dhe SH.P.K. “ENERGY OIL”, me pronar Kadri Hagjillari.
Më herët kalibrimin e bënte MTI dhe çmimi ka qenë 10 euro për një pikë rrjedhëse (pishtole), ndërsa tani është dyfishuar, në 20 euro.
Kosova. info ka siguruar edhe një faturë.
Kontakti me MTI dhe pronarët e këtyre dy kompanive ishte i pamundur.
Ndryshe, kalibrimi bëhet njëherë në vit.