Endrit Thaçi i gëzohet emërimit të Richard Grenell si emisar për misione të veçanta

14:08 | 15 Dhjetor 2024
endrit-thaci-i-gezohet-emerimit-te-richard-grenell-si-emisar-per-misione-te-vecanta

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka mirëpritur vendimin e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për ta emëruar Richard Grenellin emisar për misione të veçanta.

Ai publikoi në InstaStory një fotografi të Thaçit me Grenellit, duke e uruar këtë të fundit.

“Bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA-së për paqen, demokracinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, shkroi ndër tjerash Endriti.

 

 

Komento: