Endrit Thaçi ia uron ditëlindjen Edi Ramës: Kryeministër, urime ditëlindjen në emër të babit dhe timin

20:47 | 04 Korrik 2024
endrit-thaci-ia-uron-ditelindjen-edi-rames:-kryeminister,-urime-ditelindjen-ne-emer-te-babit-dhe-timin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes. Rama ka lindur më 4 korrik në Tiranë.

E këtë ditë nuk e ka harruar as miku i tij, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë detaj e ka bërë të ditur sot djali i tij, Endriti, i cili e ka uruar Ramën në emër të babait të tij dhe të vetin.

“Nga një bashkëbisedë spontane me babin, e kuptova që më 4 korrik e ka ditëlindjen edhe miku i tij i madh, kryeministri Edi Rama. E admiroj për kujtesën që ka. Kryeministër @ediramaal, urime ditëlindjen në emër të babit dhe timin”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.

Komento: