
Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio u shfaq ish-i dashuri i saj, këngëtari Endri Elshani.
Endri interpretoi para saj këngën e tij më të re, një performancë që e preku dukshëm Benitën, e cila nuk i fshehu emocionet gjatë këtij takimi të papritur. Dyshja u ritakua pas muajsh nga ndarja e tyre, ndërsa momenti u përcoll me vëmendje të madhe edhe nga publiku.
Gjatë bisedës, Endri u shpreh se disa nga veprimet dhe sjelljet e Benitës brenda shtëpisë nuk i kishin pëlqyer nga jashtë, duke qenë i sinqertë në qëndrimin e tij. Megjithatë, ai theksoi se e respekton rrugëtimin e saj personal dhe zgjedhjet që ajo ka bërë.
Ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se menaxhmenti i Benitës nuk ka shpërndarë asgjë nga ky takim, ndonëse i është dhënë hapësirë përmbajtjeve të tjera gjatë “Prime”-it.
Po ashtu, as vetë Endri nuk e ka uruar Benitën në rrjetet sociale dhe nuk ka publikuar asnjë postim nga ky takim.
Ata madje nuk e ndjekin njëri-tjetrin fare në Instagram.
