Endriti e ka ditëlindjen, Thaçi shfaqet emocionues në mesazhin e urimit

11:08 | 13 Prill 2020

Presidenti Thaçi uron djalin Endritin për ditëlindje.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar djalin e tij Endritin, me rastin e ditëlindjes së tij të 21-të.

Thaçi ka zgjedhur që urimin e tij për të birin, ta shoqërojë me një fotografi familjare në të cilën shihen bashkë edhe me Zonjën e Parë, Lumnije Thaçin.

”Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të gëzuar që edhe këtë vit jemi të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ke lindur, kur ishim larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999 dhe kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë e lirë. HTH #RriNshpi”, thuhet në dedikimin e presidentit drejtuar djalit të tij.

Komento: