Ëndrra e Daçiqit: Morina është kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë

11:21 | 11 Maj 2019

Ivica Daçiq thotë se Morina është kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.

Pikëkalimi Morinë gjendet në kufirin ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, ka ritreguar ëndrrën dhe dëshirën e vet, në gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Në fakt, ai kështu i është përgjigjur deklaratës së djeshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se “pikëkalimi i Morinës ndan padrejtësisht Kosovën e Shqipërinë”, transmeton Koha net.

“Serbia me këta kufij është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Nuk e di se si Thaçi mendon ta ndryshojë atë që e ka njohur OKB-ja e që për këtë të mos pyetet Beogradi”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Komento: