Kanye West thotë se do ta provoj përsëri të bëhet President i SHBA-së.
Kandidatura e Kanye West për Presidentin e SHBA shkaktoi habi të madhe.
Pavarësisht nga mendimi i të tjerëve West i qëndroi deri në fund vendimit të tij.
Në këto zgjedhje ai ka arritur të marrë 60 mijë vota, nga të cilat më shumë se 10.000 i mori vetëm në Tenesi ku zakonisht favorizohen më shumë republikanët.
Por karriera politike e West mund të mos quhet ende e mbyllur, sepse përmes një mesazhi në Twitter sinjalizoi se ka ndërmend të jetë sërish kandidat pas 4 vjetësh.