“Ëndrra u bë realitet” – Florent Muslija e pranon një dhuratë të veçantë nga Messi

22:56 | 08 Maj 2023

Florent Muslija e ka pranuar një dhuratë të veçantë nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Reprezentuesi i Kosovës, përmes një fotografie të publikuar në “Instagram”, zbuloi se e ka pranuar si dhuratë fanellën e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Muslija e falënderoi Messin për këtë dhuratë, teksa theksoi se u realizua ëndrra e tij.

“Kush beson mund të arrijë. Leo Messi faleminderit mik. Ëndrra u bë realitet”, shkroi futbollisti i Paderbornit.

Komento: