Nëse gjatë pandemisë po shihni ëndrra të çuditshme, nuk jeni të vetmit. Njerëzit po raportojnë gjithnjë e më shumë ëndrra të çuditshme dhe të gjalla gjatë karantinës dhe izolimit. Mendohuni dhe kujtoni ëndrrat tuaja të javëve të fundit. Kanë qenë më intensive ose më shqetësuese se më parë?
Nëse po, meritat i takojnë së pari ndryshimeve në rutinë. Kur jeta reale është intensive dhe shqetësuese, të tilla janë dhe ëndrrat.
Kur ne dëshmojmë diçka normale ose të zakontë, truri nuk ka nevojë ta përpunojë ose ta përtypë.
Në rastin e një pandemie, që është e jashtëzakonshme, truri ka nevojë për më shumë kohë dhe fuqi që të kuptojë ç’po ndodh. Ky proces kryhet gjatë gjumit dhe manifestohet në formën e ëndrrave.
Një tjetër shpjegim i ëndrrave të shumta është koha e tejzgjatur që kalojmë duke fjetur. Ëndrrat shihen gjatë fazës REM të gjumit dhe sa më gjatë të flemë, aq më e gjatë është faza REM.
“Pandemia është diçka që kurrë nuk e keni përjetuar më parë,” tha eksperti i mjekësisë së gjumit, Dr. Meir Kryger, profesor i mjekësisë pulmonare dhe profesor klinik i infermierisë në Yale School of Medicine.
Sado të çuditshme të jenë ëndrrat tuaja, mos u shqetësoni. Janë një pjesë e rëndësishme e proceseve mendore dhe simbolizojnë shërimin.
Pra, a mund të mësojmë ndonjë gjë nga ëndrrat që përjetojmë gjatë krizës së Koronavirusit?
“Ndonjëherë ju mund të merrni një ide praktike, të dobishme,” sugjeron Barrett, ndërsa gjithashtu thekson se ëndrrat mund të tregojnë dëshira që nuk realizohen në realitet. Për dikë që po përjeton më shumë ankth se ëndrra, Barrett thotë: “Ata mund të jenë më të frikësuar nga pandemia e koronavirusit më shumë sesa e mendojnë”, shkruan Abc News.
Për ata që kanë probleme të mbajnë mend ëndrrat e tyre, Naiman sugjeron, “Hapi i parë për të kujtuar një ëndërr është të mbani sytë tuaj të mbyllur dhe prisni që kujtimet e ëndrrës të rishfaqen. Pastaj shkruajini diku ose vizatoni”. tha ai.
Ai i inkurajon ëndërrimtarët të pranojnë që bota e zgjuar dhe bota e ëndrrave janë të lidhura së bashku.