Engel nesër në Beograd, e takon Vuçiqin

12:47 | 02 July 2019

Aleati më i madh amerikan i Kosovës nesër në Beograd, e takon Vuçiqin.

Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryesues i Komitet për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit amerikan nesër do të qëndrojë në Beograd, ku do ta takojë Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kjo është konfirmuar nga web faqja e Presidentit serb, ku thuhet se mediave do t’u mundësohet vetëm ta filmojnë ngjarjen ndërsa më vonë për takimin opinioni do të njoftohet nëpërmjet njoftimit për media.

Duke shkruar rreth takimit mediat serbe rikujtojnë se Engel është njëri nga lobistët më të mëdhenj të shqiptarëve në Washington.

Vuçiq ka takuar Engel edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti në Munih kur është mbajtur Konferenca e Sigurisë. Në fokus të takimit kishte qenë rasti i Vëllezërve Bytyçi, për të cilën Engel angazhohet vazhdimisht.

Komento: