Engel nesër vizton Beogradin, Serbia thotë se do të mundohet t’ua ndërrojë mendjen për Kosovën

14:05 | 02 July 2019

Elliot Engel neser do të shkojë në Serbi.

Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryesues i Komitet për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit amerikan, nesër do të qëndrojë në Beograd.

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, nesër do të qëndroj për një vizitë zyrtare në Beograd ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, zëvendëskryeministrin serb, Vladimir Marinkoviq dhe përfaqësues të tjerë.

Sipas raportimeve të medieve serbe, tema e takimi në mes të kongresistit amerikan Engel dhe presidentit serb Vuçiq, do të jetë rasti i vëllezërve Bytyqi, transmeton lajmi.

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, i cili është njëri ndër lobistët dhe mbështetësi më i madh i pavarësisë së Kosovës, në këtë takim zëvendëskryeministri, Marinkoviq, ka deklaruar për “Novosti”, se do të bëj përpjekje që t’ia ndryshoj mendimin për Serbinë dhe qëndrimin e tij për Kosovën.

Ai ka theksuar se pavarësisht se Engel është një lobist ekstrem, Serbia duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe të komunikojë me të. Sipas tij, Serbia është e interesuar për komunikim, madje edhe me ata që zbatojnë një politikë që nuk është në përputhje me interesat e Serbisë.

Ai po ashtu ka thënë se do t’i tregojë drejtpërdrejt, si dhe se ka njerëz në Serbi që janë për stabilizim dhe qëllimi i të cilave është ruajtja e interesave kombëtare serbe.

“Le të përpiqemi që ta bindim që të ndryshojë qëndrim. Më e keqja është t’i lëmë ata të prekur nga propaganda e njëanshme dhe shqiptarët për këtë kanë lobuar për 30-40 vjet. Ne jemi të bindur se imazhi i jonë, jo vetëm lobistët, por edhe opinioni publik në Perëndim, është plotësisht i shtrembëruar. Për shkak se njëqind herë një gënjeshtër përsëritet bëhet e vërtetë. Duhet të theksojmë se cila është gjendja aktuale e çështjeve, të ndikojë në të vërtetën dhe argumentet në një ndryshim qëndrimi, të jetë më ofendues dhe të theksojmë se cilat janë interesat tona legjitime dhe kemi të drejtën t’i mbrojmë ato. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndryshojmë imazhin që është krijuar rreth nesh”, theksoi Marinkoviq.

Komento: