Engji feston ditëlindjen, tregon dhuratën e bukur nga familja dhe dëshirën që shprehi

20:11 | 24 Mars 2020

Engjëllusha Salihu është këngëtarja shumë e dashur kosovare e që njihet ndryshe edhe me emrin Engji.

Ajo fillimisht u bë e njohur si vajza e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit e më vonë si këngëtare shumë e pëlqyer, shkruan ORAinfo.

Engji vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Sot ajo ka festuar ditëlindjen, e një tortë e bukur ishte dhurata nga familja e saj.

Engji tregoi dëshirën që shprehi, e që ishte shëndet për të gjithë në këtë kohë virusi./ORAinfo/

Komento: